Egli Tako ndodhet në syrin e mediave rozë që prej kohës kur u konfirmua ndarja e saj nga Olsi Bylyku. Ky i fundit u shpreh për mediat se marrëdhënia e tyre ishte konsumuar, por këngët që ai ka publikuar së fundmi tregojnë të kundërtën. Në tekstet e shkruara nga ai vetë, dallohet një lloj mërie që ai i mban ish-të dashurës së tij, duke lënë të kuptohet se Egli e ka lënduar dhe i ka thyer besimin.
Së fundmi, Egli është parë në pishina nën shoqërinë e një djali dhe mediat menjëherë aluduan se ai mund të ishte i dashuri i ri i saj, kjo edhe për vetë faktin se ata shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Sapo lajmi ka marrë dhenë, ka qenë vetë Egli që me një mllef shumë të madh ka folur në lidhje me fotot e publikuara. Në mes rreshtave ajo duket shumë e zhgënjyer nga mediat që merren me jetën e saj. Ajo ka shpjeguar, pa pohuar drejtpërdrejt, se personi në foto është një i afërm i saj. Olsi Bylyku ende nuk ka komentuar në lidhje me këtë episod, i cili sigurisht nuk do ta bëjë të ndihet aspak mirë.