Pas çdo dite që kalon, po zbulojmë detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit. Në ditën e rëndësishme, Arbana kishte katër shoqëruese dhe 3 prej tyre janë pjesë e stafit të saj të punës.
Bëhet fjalë për gazetaret Petrina Gorica, Kristina Mere dhe Lorina Mixha. Në mesin e tyre është dhe kunata, gruaja e vëllait të Eduartit, e cila është në pritje të ëmbël.
Arbana ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie speciale me koleget e saj, përtej punës.
Kujtojmë se një ditë më parë Arbana na zbuloi një pjesë nga fustani, unaza, ceremonia dhe personat që e ndihmuan. Se kur do publikojë pamjet e plota nga dasma, na mbetet të presim.