Në më pak se dy javë, këngëtari Blero u nda nga e dashura e re, u ribashkua dhe u ridashurua. Këngëtari i është kthyer dozave romantike në postimet e tij pasi bëri të ditur se është bashkuar sërish me partneren e tij. Blero ka zbuluar më shumë se çdo herë tjetër sa i përket personit të zemrës.
Ai ka postuar një fotografi të partneres së tij, e kthyer me kurriz. Përveç flokëve të gjata dhe linjave perfekte trupore, por fytyra e saj nuk duket gjëkundi.
‘Dashuri është kur ajo gatuan’, është shprehur ai në fotografinë e ndarë me ndjekësit e tij në këtë periudhë në të cilën duket se është më i lumtur se kurrë.