Aktorja e njohur Margot Robbie mori pjesë në ndarjen e çmimeve të ‘Screen Actors Guild’ me një fustan mahnitës të frymëzuar nga roli i saj tek ‘Barbie’, por jo të gjithëve u pëlqeu. Ylli australian mbërriti në ‘Shrine Auditorium’ në Los Anxhelos e veshur me një fustan të zi ‘Schiaparelli’ me pëlhurë rozë që mbështillej rreth shpatullave dhe belit të saj dhe shtrihej deri në tokë.
Dukej madhështore, por mjaft ndjekës pretenduan se në rrjetet sociale se kjo veshje nuk i përshtatej Margot.
‘Pse vazhdojnë t’ia bëjnë këtë asaj? Ajo nuk duket rehat’, pyeti një fans.
“Nuk mund ta besoj se po e them këtë, por kjo është ndoshta pamja më e keqe që kam parë ndonjëherë tek Margot” shkroi një tjetër. Ndërkohë shumë prej tyre ishin të mendimit se Margot dukej sikur kishte mbështjellë një batanije rreth fustanit.
Margot u nominua për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol kryesor për interpretimin e saj në ‘Barbie’, por humbi pasi çmimin e mori Lily Gladstone e filmit ‘Killers of the Flower Moon’.