Një i ri që 3 vite më parë u votua si burri më i pashëm në Itali ka vendosur të heqë dorë nga modelingu dhe t’i bashkohet rrugës së fesë. 21-vjeçari Edoardo Santini, u votua si mashkulli më i bukur i Italisë në vitin 2019, kur ishte 17 vjeç, në një konkurs të organizuar nga grupi i modës ABE.
“Në moshën 21-vjeçare e gjej veten në rrugën drejt të bërit prift, dashtë Zotin,” tha Edoardo, duke treguar se i ishte bashkuar një seminari pranë Firences.
Edoardo tregon se një vit më parë kishte jetuar me dy priftërinj, duke e cilësuar këtë gjë si përvojën më të mirë të jetës së tij. Bukuroshi tha se do të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të re, pavarësisht reagimeve.