Pak ditë më parë, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Butrint Imeri festoi ditëlindjen e tij të 27-të. Të ftuar në festë ishin familjarë, miq dhe kolegë të shumtë të këngëtarit.
Ajo çfarë u komentua nga festa e këngëtarit ishte mungesa e ‘vëllait’ të tij, Don Xhonit. Ndjekësit kanë ngritur pikëpyetjet e tyre për arsyet përse mungoi Don Xhoni në festë dhe pse nuk e uroi në rrjetet sociale.
Nga një kërkim rezulton se ata të dy nuk ndiqen më në Instagram.