Kristina Piskova ka rrëmbyer çmimin e Miss World 2024, në konkursin e bukurisë që u mbajt në Mumbai të Indisë. Bukuroshja çeke ka arritur të triumfoj midis 11 vajzave të tjera që ishin kandidate për kurorën. Piskova një studente në fakultetin e Drejtësisë foli për temën tabu të menstruacioneve dhe u shpreh se “të jesh grua është dhuratë”.
Vajzat e tjera që u dalluan në garë ishin Yasmina Zeitoun nga Libani, Lesego Tsombo nga Botsvana dhe në fund, Ashe Abrahams nga Trinidad dhe Tobago. Miss World konsiderohet si konkursi më i vjetër ndërkombëtar i bukurisë, i themeluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1951.