Dita e djeshme ishte tejet e veçantë për Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn. Çifti festuan 5-vjetorin e kurorëzimit në martesë. Në këtë datë të rëndësishme, nuk kanë munguar edhe dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.
Por, si e festuan ata 5-vjetorin e martesës?
Nëse shohim Instagramin e Besit, mund të them jo si një çift i zakonshëm. Siç thotë dhe ai gjithmonë, duket se në këtë darkë nuk kanë munguar disa doza “fshati”. Besi ka publikuar një foto me Xhensilën duke mbajtur në dorë një pjatë ku ka domate, kastraveca dhe djathë.
“Urime 5-vjetorin e martesë! Kështu festohet!”- shkruan ai.
Nga ana tjetër, këngëtarja na ka treguar anën romantike të darkës së tyre. Në Instagram ajo ka ndarë një postim ku tregon ambientin e zbukuruar me qirinj, trëndafila dhe lule.
Besi i qëndroi besnik mënyrës së tij origjinale për të shprehur dashurinë për partneren.
“Urime 5-vjetorin e dashurisë o martesa ime! Shyqyr që na ka gjetur shëndosh. Faleminderit për gjithçka, unë dhe Ajka të kemi,-shkroi ai dje në rrjetet sociale.
Xhensila u shfaq nostalgjike duke ndarë me ndjekësit në Instastory disa nga momentet më të bukura të rrugëtimit të saj me aktorin e humorit.
“Njësoj si para 13 vitesh më shkëlqejnë sytë për ty. Sot festojmë bashkë me Ajkën 5 vjetorin e kurorëzimit tonë,”-shkroi ajo.
Kujtojmë që Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, që erdhi në jetë në vitin 2018, ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë. /PANORAMAPLUS