Këngëtari Aleksandër Gjoka herë pas here është vendosur në qendër të mediave për shkak se është ndaluar disa herë në gjendje të dehur teksa drejtonte automjetin e tij. Së fundmi, fenomenit ‘Big Brother Vip’ nuk i ka shpëtuar as këngëtarit Gjoka i cili ka qenë i ashpër në lidhje me debatet që kanë ndodhur brenda shtëpisë. Mënyra e të shprehurit të tij lë shumë për të dëshiruar pasi ai në rrjetin e tij social Instagram, teksa ka shpërndarë foton e tij ka shkruar fjalë banale, sharje dhe ofendime për banorët dhe për formatin.
“Përshëndetje Big M*t. Ndjej keqardhje për ‘Vipat shqiptare’, sa poshtë paska rënë Kartagjena sepse na çat k**** me këtë format idiot”, shkruan Gjoka.