Edhe pse ka qenë gjithmonë e rezervuar, Fjodora Fjora ka folur për herë të parë për jetën e saj private.
Në një intervistë televizive, Fjora ka treguar se i dashuri i saj ishte nga Libia dhe se aktualisht janë ndarë. Arsyeja, sipas saj, ka qenë dilema nëse duhet të qëndronte në Shqipëri apo të shpërngulej në Libi.
Kështu Fjodora tha se kanë vendosur që të dy të ndajnë rrugët nga njëri-tjetri.
“Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian Shqipëria dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi”, tha Fjodora.