Ariana Grande sapo ka finalizuar divorcin nga partneri i saj Dalton Gonez pas një martese 3-vjeçare.
Këngëtarja dhe agjenti i pasurive të paluajtshme deklaruan 6 muaj më parë se do të divorcoheshin, pas një ceremonie intime martesore në maj 2021.
Sipas Grande, arsyeja e divorcit ishte “mospërputhje karakteri”.
Ariana është detyruar të paguajë 1.25 milionë dollarë 28-vjeçarit dhe gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxheles. Veç kësaj, ajo do të paguajë 25.000 dollarë për shpenzimet e tij ligjore.
Çifti nuk ka firmosur një kontratë paramartesore dhe nuk ka as fëmijë. Ndarja nisi një vit më parë.
Më pas, Ariana nisi një lidhje me aktorin Ethan Slater në korrik 2023 që duket se vazhdon ende. Edhe Dalton ka vijuar me jetën e tij.