Edicioni i shumëpritur i ‘Big Brother VIP Kosova’ ka tashmë zyrtarisht një datë nisjeje. Ka qenë prezantuesi i programit, Alaudin Hamiti, ai i cili në një intervistë për ‘Prive’ ka bërë të ditur saktë datën e fillimit të BBVK 2. Ai tha se është vendosur që zyrtarisht ‘Big Brother VIP Kosova’ të nisë të premten e 20 tetorit.
Ndërsa kureshtja sa shkon e rritet, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë emrat që do të bëhen pjesë e tij. Deri më tani, transgjinorja Edona James, këngëtarja Linda Halimi e humorist Gani Gërmia, janë ndër emrat më të përfolur që flitet se do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.