Rrjeti është i zemëruar ndaj produksionit të Big Brother Vip edhe njëherë tjetër dhe tani shkak është bërë shpëtimi i Oltës nga nominimi i djeshëm.
Mbi 90% e komenteve në rrjet nxirrnin Oltën automatikisht nga shtëpia, por ajo u shpëtua e para nga nominimi, edhe pse hyri në shtëpi pas Armaldos (një tjetër moment tepër i diskutuar për një shëtitje të mundshme të Oltës jashtë shtëpisë).
Prej fillimit të spektaklit, fansat janë të bindur se Olta favorizohet dukshëm përballë Luizit, i cili është personazhi më i pëlqyer nga publiku që prodhon material jo vetëm për Big Brother Vip, por për të gjithë emisionet e Top Channel këto kohë.