Këngëtarja Evi Reçi ka folur për lidhjen e saj me Kledi Hysën, ish-banor i Big Brother Vip Albania 1.
Reçi ka treguar në një intervistë televizive se janë njohur nga shoqëria e përbashkët. Evi tregoi edhe një fakt interesant. Ajo tha se nëna e saj e kishte pëlqyer Kledin që në momentin që e kishte parë në BBVA.
“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në Instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është. Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vij momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në Big Brother dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani por nuk di të them se çdo vij më pas për momentin”, tha Reçi.