Feativali i 62-të i RTSH u shoqërua me shum polemika dhe në qendër të tyre u vendos Elsa Lila.
Ne rrjete sociale dhe portale u përfol se këngëtarja do të ishte fituesja e Festivalit, por ndodhi e kundërta. Elsa nuk arriti dot të fitojë.
Për herë të parë ajo ka reaguar me një postim në Instagram ku falënderon të gjithë ata që e mbështetën.
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”, shkruan këngëtarja.