Në debatin virtual që ka përfshirë çiftin Ledri-Sara dhe Dafina Zeqirin, ka ndërhyrë edhe Elgit Doda.
Në një reagim në Instagram, Doda ka thënë se kënga e Dafinës është projektuar një vit më parë, ndërsa e Ledrit këtë verë.
Elgiti shkruan se e gjithë kjo zhurmë mediatike po shfrytëzohet për marketing.
“Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë; bëhet fjalë për 2 këngë të prodhuara nga unë. “E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja.
Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstete janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë. Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit”, ka deklaruar Elgiti.