Einxhel Shkira ka renditur tre personazhe të televizionit, që sipas saj nuk kanë marrë vëmendjen dhe hapësirën e duhur televizive.
Në një intervistë për “Prive”, Einxhel përmendi edhe mikun e saj, Flor Gjini, të cilin e cilësoi si një “one man show”.
“Flor Gjini, mendoj se është një nga moderatorët meshkuj më të mirë, të trojeve shqipfolëse. Është shumë i përgatitur për spektakle dhe “one man show” e çdo gjë tjetër.
Dojna Mema, patjetër duhet të ketë hapësirë televizive, vajzë shumë elekuente. Shumë e përgatitur. “Live” e qan e jo kushdo mund ta qaj live-in.
Jona Spahiu, e cila është tërhequr totalisht nga ekrani. Është një vajzë shumë e përgatitur, ka mjaftueshëm bagazh kur flet ose prezanton”, tha Shkira.