Vëllai i Madh ka vendosur të përjashtojë Egla Cenon nga loja. Kjo erdhi pas provokimeve që Meritoni i ka bërë dhe reagimeve që Egla ka patur, specifikisht duke i derdhur verën mbi kokë.
Nga ana tjetër bëhet me dije se televotimi i së martës është anuluar, ndërkohë që një tjetër vendim do të merret për Ilnisën dhe Meritonin.
Ndërkohë që menjëherë pas zarfit Egla ka thënë: “Mos bini pre, mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin tim dhe nuk jam pishman për asgjë. Për gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. Unë jam Egla, do të takohemi jashtë!”