Efi ka qenë së fundmi e ftuar në “Përputhen Prime” ku ka treguar se si e kanë pritur prindërit dhe partneri i saj pas eliminimit nga “Big Brother VIP”. Efi ka treguar se lumturinë më të madhe e ka ndjerë në shtëpi, ku familjarët e kanë puthur në ballë nga gëzimi e krenaria.
“Ajo ishte lumturia ime më e madhe. Në momentin që unë u futa në shtëpi dhe kisha babanë duke më puthur në ballë dhe mamin duke më përqafuar. Madje edhe vëllain, se ai nuk para puth, i ka ngjarë motrës. Ishte gjëja më e bukur që kam ndjerë ndonjëherë. Nuk kisha arritur akoma të mësoja se si isha pritur nga publiku. E dija që isha mirë, por deri aty. Kur pashë atë gëzimin në sytë e prindërve të mi, por edhe lotët e babait, u ndje shumë keq që dola nuk e prisnin. Gjithsesi unë prandaj them e kam fituar “Big Brother-in” tim, pikërisht nga gjithë ajo dashuri që unë mora”, është shprehur Efi.
Përsa i përket reagimit të partnerit, bukuroshja ka shtuar:
”Po edhe ai më puthi në ballë, por nuk do të shprehet shumë. Nuk më shprehet shumë.”