Edon Shileku i pyetur nga gazetarët pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova ai ka folur në lidhje me komunitetin LGBT, komunitet të cilit ai i përket. Ai ka shkuar më tej duke pretenduar, se ka dyshimet e tij se brenda shtëpisë së BBVK ka një lezbike dhe një gej, por nuk pranoi t’i jap emrat e tyre me arsyetimin se dëshiron të ua mbroj identitetin.
“Për mendimin tim janë dy persona, po nuk tregoj unë emra se nuk dua të ua shkel identitetin, ata e kanë të drejtën e tyre me pranu kush janë, nëse nuk duan ta pranojnë, e kanë të drejtën kurrë mos ta pranojnë kështu që nuk kam cka tregoj unë për ta. Thjesht i kam dyshimet e mia për dy persona, për një gej dhe një lezbike”, tha ai
Kjo deklaratë e tij pritet që të ndezë reagim në publik dhe të nisin aludimet.