Megjithëse në ekran e kemi parë gjithnjë të kuruar deri në detaj, moderatorja Bora Zemani nuk heziton të ndajë edhe foto pa makeup.
Moderatorja po shijon së fundmi disa ditë relaksi jashtë vendit e shoqëruar nga familjarët e saj. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto në pishinë ku pozon në një pishinë e veshur me bikini dhe pa grim.
Menjëherë ndjekësit e saj kanë reaguar përmes komenteve duke komplimentuar moderatoren.
Kjo nuk është hera e parë që moderajtorja ndan foto të saj pa grim. Moderatorja publikoi pak kohë më parë një video duke u bërë gati në Instastory ku shihet pa pikë grimi në fytyrë.
Sigurisht makeup ka efektin e vetë por edhe ujë e sapunë, Bora duket shumë bukur.
Pas përfundimit të emisionit “Përputhen”, moderatorja po shijon disa ditë relaksi. Ajo së bashku me djalin e saj, Arborin ndodhen në Turqi për pushime.
Me sa duket Bora po kalon kohë vetëm me familjen e saj, ndërsa nga postimet duket se Donald Veshaj nuk ndodhet me to. Nuk dihet nëse në vijim edhe aktori do t’i bashkohet moderatores në Turqi.