Këngëtarja Linda Halimi ka ndarë me banorët e BBVK periudhën më të vështirë të saj, ku ju desh të përballej me paragjykime nga më të ndryshmet pas martesës me reperin amerikan Big D.
Mes lotësh Linda ka treguar se si ishte e komentuar nëpër media dhe madje se ka familjarë të saj që ende nuk i flasin.
“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoi me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde. Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh mes tjerash ajo.