Gent Hazizi, një ndër të eliminuarit e parë të Big Brother Vip 2, paska paralajmëruar që në dhjetor martesën e Luizit dhe Kiarës. Ndër diskutimet e para që janë bërë në shtëpinë vip, ka qenë gërhima e Luizit, diçka që banorët i ka shqetësuar ndër muaj, që nga 24 dhjetori 2022.
Në një bisedë e sipër mes Gentit dhe Kiarës aso kohe, duket se është parashikuar dasma. Kiara qahet se nuk mund ta durojë gërhimën, ndërsa Genti i thotë: S’mund të flasim për shaka, ti mund ta kesh burrë atë nesër.
Por ja ku jemi sot, 4 muaj më vonë, Kiara mban në gisht unazën e fejesës dhe të shtunën dasma e vërtetë mes tyre do të ndodhë.