Dua Lipa dukej magjike teksa doli në pistën e Kanës me stilisten Donatella Versace të martën për të promovuar koleksionin e saj të ri me markën. Këngëtarja 27 vjeçe, buzëqeshi plot krenari teksa u mbajt për dore me dizenjatoren italiane, 68 vjeçe teksa po kalonin së bashku përpara të ftuarve. Shfaqja e tyre erdhi kur ato prezantuan koleksionin e tyre të bashkë-dizajnuar “La Vacanza” në Kanë gjatë një shfaqjeje skenike të modës.
Duke treguar koleksionin e saj, Dua tregoi figurën e saj veshur me një fustan të zi në vlerë prej 5,360 funte (6,100 euro) me prerje të guximshme në pjesën e sipërme të trupit dhe rripa të kryqëzuar në qafë.
Ajo i dha vetes disa centimetra shtesë pasi hipi mbi një palë taka të zeza dhe kishte vendosur një palë vathë të markës “Medusa”, që kushtojnë 550 funte (630 euro). Dua preferoi që ti mbante flokët e lëshuara dhe të drejta.