Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka folur për bukurinë e grave shqiptare.
Ajo ka thënë se ajo çka i duket shumë frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre. “Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.
Këngëtarja ka qenë prej katër vitesh ambasadore globale e “YSL Beauty” dhe gjithashtu imazh i parfumit “Libre” duke fuqizuar figurën e gruas.