Drama mes këngëtareve të njohura Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi duket se nuk po përfundon kollaj.
Së fundmi Era ka publikuar një foto të sajën në Instastory me mbishkrimin “B*tch, I’m a baddie, bëj çfarë të dua”.
Dafina nga ana tjetër ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shkruhej: “Gjithçka është një kopje, e një kopje…”
Mirëpo thumbimet nga ana e të dyjave kanë nisur kohë më parë, kur Dafina postoi një foto të sajën me një look të ri me baluke. Era qëndroi duarkryq? Normalisht që jo.
Këngëtarja e hitit “Bonbon” thumboi me një foto ku shfaqej ajo vetë me baluke dhe kishte shkruar: “Trend bëj, nuk ndjek”. Kaq mjaftoi që fansat të hidhen në “sulm”.
Kujtojmë se e gjithë drama nisi kur Dafina akuzoi publikisht Erën që i kishte kopjuar vathët, ndërsa fansat e kësaj të fundit e akuzuan atë se i kishte kopjuar veshjen që Dafina kishte në klipin e këngës së re “Dhimbje, dhimbje”.