Në rrjet qarkulluan prej kohësh thashetheme se Butrint Imeri dhe Don Xhoni i kishin dhënë fund miqësisë së tyre. Aludimet u shtuan kur u vu re se dy miqtë nuk ndiqeshin në Instagram.
Po ashtu, Don Xhoni mungoi në festën e organizuar për ditëlindjen e Butrintit dhe as nuk i bëri një urim në rrjete sociale. Së fundmi dyshja ka reaguar gjatë një perfomance në një klub nate në Pejë. Ishte Don Xhoni i cili hodhi poshtë zërat se miqësia e tyre është prishur.
“Me Butrintin nuk jemi prishur kurrë, ne vetëm vdekja na ndan. Askush nuk mund të na ndalë”– dëgjohet të thotë Don Xhoni në video.