Koncerti i shumëpritur i Ricky Martin, po zhvillohet sot në Tiranë. Këngëtari deklaroi gjatë mbrëmjes se është mahnitur nga bukuria e Tiranës.
Duke shprehur falënderime për mikpritjen, Ricky tha se Tirana është një qytet shumë i bukur.
“Dashuria që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë(mikëpritje), shumë bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëj këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërinë. Ju duhet të jeni shumë krenarë për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës e do të flas për Shqipërinë, ju premtoj”, – u shpreh Ricky Martin.