Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se procesi i votimit ka pasur disa probleme ne qendrat e votimit, duke vënë theksin te disa parregullsi.
Ai tha se opozita do të mbrojë votën e qytetarëve e ndërsa shtoi se do të kërkojë që të bëhet verifikimi dhe auditimi i pajisjeve elektronike në Elbasan.
““Janë mediat që kanë paraqitur transformimin e votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë autidim të këtyre aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime të veta të sakta kur dyshohet në devijim të rezultatit, si mund të trajtohet devijimi, PD do të kërkojë zbatimin e ligjeve, pra aty ku dyshohet se është devijuar rezultatit do bëhet verifikimi dhe auditimi, ky quhet rezultat paraprak. Ne do mbrojmë votën, jemi në proces të mbrojtjes së votës, foli shqiptarët që të lexojnë si duhet, ne po të mos merrnin pjesë në proces, çfarë do mbronim, ai bëri gjithçka që të mos hyjmë në proces, por ai nuk është taktika ime, jo nuk mundem. E kam të pamundur sado që ishte lehtësisht e parashikueshme”, tha Berisha.