E vetmja femër në jurinë e Dance Albania, Klaudia Pepa ka sqaruar njëherë e mirë zërat po qarkullojnë në rrjet se ajo ka hequr dorë nga kërcimi. Balerina ka gjetur një hapësirë gjatë emisionit për të shuar zërat njëherë e mirë. Pepa ka sqaruar se pauza që ajo po bën në kërcim është si pasojë e një dëmtimi që ka në gju dhe se po e bën me rekomandim të mjekut.
Klaudia Pepa: …Kam një problem aktual me gjurin, kam një inflamacion poshtë kupës së gjurit dhe për fat të keq ndonjëherë duhet t’i japim prioritet shëndetit.
Alketa Vejsiu: Sa kohë pushime ka kërkuar mjeku për ty?
Klaudia Pepa: 3 muaj.
Alketa Vejsiu: 3 muaj pushim, nuk duhet të vallëzosh.
Klaudia Pepa: Absolutisht jo.
Alketa Vejsiu: Ta specifikojmë sepse ishin të shqetësuara të gjitha mediat: “Klaudia Pepa nuk do të vallëzojë më”.
Klaudia Pepa: Jo-jo.
Alketa Vejsiu: Është një fazë e përkohshme për rehabilitim, do vallëzosh gjithë jetën.
Klaudia Pepa: Është një fazë e shkurtër.