Aktori Agron Llakaj, gjatë një interviste është pyetur nëse do t’a pranonte ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 3”.
Llakaj kujtoi se çfarë i ka thënë Donald Veshajt kur është bërë pjesë e edicionit të parë dhe la të kuptohej se kjo ishte edhe përgjigjia e pyetjet që iu bë atij.
“Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë se nga Tepelena flasim drejtpërsëdrejti. Unë nuk kam asgjë me Big Brother sepse mbaj mend se ku ka vajtur Donaldi, unë kam përcjellë një mesazh. I kam thënë Donaldit ‘unë investova dhe të rrita për luan pylli, jo për luan kafazi’”, tha aktori.