Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother”, Luiz Ejlli ka folur për ditëlindjen e tij gjatë një interviste të dhënë së fundmi.
Këngëtari rrëfeu se ditëlindjen e festoi në spital, për shkak se ishin me xhirime në Korçë për filmin “Në kuadër të dashurisë”.
“Ditëlindjen e kalova në spital, kjo sepse patëm ca skena te xhirimet që ishim jashtë”, – tha Luizi.
Të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e tij mezi presin publikimin e filmit.