Lokali i reperit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa vetë stafi i lokalit ‘Zins’, thotë se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Lokali rezulton në emër të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut.
Lokali ka njoftuar se do të jetë i mbyllur për shkak të situatës, ndërkohë që kanë sqaruar se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Policia nuk ka dhënë ende shkak për flakët, ndërsa thotë se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.