Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ku iu desh të bënte një zgjedhje mes Balina Bodinakut dhe Zhaklin Lekatarit, të cilat kanë qenë bashkë-opinioniste me të në Big Brother VIP 1 dhe 2.
Pa u menduar aspak, Arbri zgjodhi Zhaklinën teksa tha se me të ka kaluar më mirë.
“Zgjedh Zhakun…kam kaluar më mirë me Zakun, e kam pritur, kemi kaluar shumë orë edhe jashtë studios duke diskutuar për gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë, por mendoj se me Zhakun ia kam kaluar më mire”, u përgjigj Arbri.