Dialogu Kosovë-Serbi mbetet ende një nyjë e madhe ende e pazgjidhur në Ballkan, e si rrjedhojë negociatat janë ende në tentativa për të zgjidhur ngërçin e arenës ndërkombëtare.
I tillë ishte propozimi franko-gjerman nga Presidenti francez Macron dhe Kancelari gjerman, Scholz në dobi të dy vendeve dhe rrugëtimit të tyre në organizmat ndërkombëtarë dhe në Bashkimin Evropian. E për një BE të unifikuar dhe të plotë, Ballkani dhe zgjidhja e konflikteve mbeten pika kyçe e ruajtjes së stabilitetit dhe ekuilibrit të fuqive. I tillë është edhe propozimi franko-gjerman i cili tashmë është konkretizuar në 9 pika, të cilat në rast se Beogradi dhe Prishtina arrijnë një konsensus të mundësojë pikërisht një hap me tej të në zgjidhjen e këtij ngërçi.
Për një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, së fundmi po konsiderohet një plan konkret për arritjen e një marrëveshje finale. Kjo marrëveshje do të mundësojë futjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare me lejen e Serbisë dhe në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Beogradit në BE.
Plani franko-gjerman ndahet në 9 pika si më poshtë:
- 1.Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.
- 2.Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre reciproke për anëtarësim në BE.
- 3.Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.
- Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen e kufirit/kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit.
- 4.Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.
- 5.Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.
- 6.Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.
- Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit. mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar.
- 7.Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse.
- 8.Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.
- 9.Kosova dhe Serbia pajtohen që ky Traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.
Kujtojmë se fillimisht dritë mbi planin franko-gjerman hodhi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Rishtazi, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ende me tensione për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati tensione, protesta, dorëheqje të kreut të listës serbe dhe deputetëve në veri madje edhe mungesë përkrahjeje nga ndërkombëtarët. I nxitur nga këto tensione, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk do tërhiqet nga ky vendim dhe çdo provokim nga ana e Serbisë bëhet me qëllim prishjen e marrëveshjeve të 2013 madje dhe tentativë për t’iu shmangur negociatave për propozimin franko-gjerman. / Kosovapress