Dy policët malazezë të arrestuar për dhunën ndaj Petraq Milos janë liruar. Dy efektivët Dragan Shqekiç dhe Nikola Boljeviç do të hetohen në gjendje të lirë.
Dragan Shqekiç, efektiv i pikës kufitare në Malin e Zi i cili u shfaq në pamje teksa dhunonte ish këshilltarin e presidentit Petraq Milon e justifikoi se e bëri atë veprim pasi Milo nuk iu ëhstë bindur urdhrit të tyre. .
“Humba toruan atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që unë dhe kolegët e mi i dhamë shtetasit shqiptar”-tha oficeri malazez.
Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.
“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga Shqipëria. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë,”- thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi.
Një ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili tha se kishte edhe një anë tjetër të medaljes, duke u shprehur se Milo nuk kishte zbatuar radhën e makinave në kufi.