Gjykata Themelore e Ferizajt dënoi me burg përjetë Dardan Krivaqën, për vrasjen e Marigona Osmanit. Për dënimin e Krivaqës është marrë parasysh mosha e viktimës, e cila sapo kishte mbushur 18 vjeç.
I dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua nga gjykata me 15 vjet burgim.
Marigona u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaqa. Ky i fundit bashkë me shokun e tij, Arbër Sejdiu, e braktisën Marigonën në dyert e spitalit. 18-vjeçarja vdiq si pasojë e lëndimeve të shumta përfshirë thyerje kockash, brinjësh dhe dëmtime të organeve të brendshme.