Teksa po afron finalja e madhe e Big Brother Vip edhe miqtë e ngushtë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri po kthehen kundër njëri tjetrit. Së fundmi Luizi ka zgjedhur të sulmojë Efin në pikat e saj të dobëta, duke e cilësuar si banoren është viktimizuar më bukur në shtëpi, për t’u bërë e preferuar në sytë e publikut.
Fillimisht Efi u shpreh se e ka xhan Luizin dhe e kupton që flet në aspektin e lojës, ndërsa më pas shtoi se loja ka limite dhe nuk mund të jenë më shokë nëse ai vazhdon t’i flasë në atë mënyrë.
“Si mund të jesh ndryshe tre muaj? Si mund të aktrosh gjithë kohës? Unë e kuptoj që do të luash ‘all in’, por ku i dihet ndoshta të rrëshqet këmba nga fund. Unë vërtetë të kam xhan dhe nuk di të bëj ndarje lojërash dhe emocionesh. Mua më intereson më shumë kundra teje. Nuk e kam problem fare ti të më thuash çfarë të duash. Unë kam qenë nga banoret e para që ti i je sulur dhe e ke parë shumë mirë qëndrimin tim. Lëri lojëra, loja ka limite, nuk më ke më shoqe”, u shpreh Efi.
Në debatin mes tyre ndërhyri edhe Kiara, e cila tha se është e habitur si Efi menaxhon debatet me Luizin në raport më mënyrën si i kthehet asaj, duke nënkuptuar këtu se Efi ndikohet nga popullariteti që Luizi ka jashtë shtëpisë.