Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Gjergj Laçin i cili akuzohet së ka mbajtur të ngujuar familjen e tij për 6 vite.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e Laçit, i cilësuar nga policia vetëm si “radikalist”.
Gjatë marrjes në pyetje, 52-vjeçari ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij, si dhe dy djemtë.
Ai ka dëshmuar para oficerëve të Policisë dhe Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.
Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.
Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën Penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Arrestimi i tij u bë një ditë më parë. Dyshohet se prej 6 vitesh ai mbante të ngujuar në shtëpi bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.
Aksioni u krye nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative.
Kështu, 52-vjeçari ra në prangat e uniformave blu, pasi ka qenë më parë i arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.
Aludohet në media si “radikalist fetar”, cila është e vërteta e 52-vjeçarit Gjergj Laçi