Shkencëtarët e qendrës së Astrofizikës së Harvard dhe institutit Max Planck kanë zbuluar vrimën e zezë më të afërt me Tokën. Ajo quhet Gaia BH1 dhe është 1300 vite dritë larg nesh.
Sipas shkencëtarëve, vrima më e afërt me Tokën, është 10 herë më e madhe se ajo e Diellit, mirëpo në ndryshim nga ato, ajo është inaktive. Vrimat e tilla quhen ndryshe edhe të padukshme pasi nuk çlirojnë asnjë rrezatim dhe shumë e vështirë që të shikohen. Shkencëtarët kanë përdorur të dhënat e teleskopit hapësinor evropian Gaia dhe atij Gemini në Hawai.
‘Vrimat e zeza në përgjithësi janë të fjetura pasi nuk arrijnë që të tërheqin trupa qiellorë brenda vorbullës së tyre’, u shprehën shkencëtarët.
Në galaktikën tonë, mendohet se mund të ketë rreth 100 milionë vrima të zeza, me një masë nga 5 deri në 100 herë më të madhe se të Diellit.