Këngëtarja Demi Lovato ka treguar problemet me të cilat po përballet për shkak të mbidozës në vitin 2018. Ylli i pop-it u shfaq në Andy Cohen Live të ‘SiriusXM’, tha se është bërë pishman për përdorimin e drogave.
“Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk kam asnjë pishman. Gjëja për të cilën jam penduar është kur e teprova me mbidozën dhe do të doja që dikush të më kishte thënë është, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse e pranon dhimbjen, ajo kalon”, tha Demi Lovato.
Demi tregoi se ajo nuk drejton dot më makinën për shkak të dëmtimit të shikimit dhe të dëgjimit.
“Ajo mbidozë më shkaktoi shumë – në fakt shkaktoi një paaftësi. Unë kam dëmtim të shikimit dhe dëmtim të dëgjimit edhe sot”, shtoi Demi Lovato.