Delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga nënsekretari i Mbrojtjes, Derek Chollet, e ka shtyrë vizitën në Kosovë.
Lajmi e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani. Kupina tha se takimi u shty për arsye objektive.
“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi), për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, tha Kupina.