Roza Lati dhe Ledjona Xheladinaj janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, i cili nuk ka kursyer as familjarët.
Ka qenë Roza ajo e cila i është drejtuar Ledjonës duke i thënë se fëmijën e saj e ka sjellë në jetë pa dashuri, përderisa ajo dhe partneri ishin ndarë. Akuzat kanë vijuar të ndërsjella edhe nga ana e Ledjonës.
Në fund, pas deklaratave, Ledjona e konsideroi Rozën një njeri të keq.
Debati:
Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.
Roza: A je me personin që e ke bërë?
Ledjona: Ç ‘rendësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.
Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.
Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu.