Halloween është në prag dhe personazhet e njohur kanë nisur të zgjedhin veshjet me të cilat do të festojnë.
Dea Mishel ka surprizuar me zgjedhjen e saj. Ajo është frymëzuar pikërisht nga komentet e ndjekësve të cilët e kanë cilësuar si një “shtrigë”. Dhe Dea Mishel ka zgjedhur të vishet për Halloween pikërisht si shtrigë.
“Ky personazh i shkon shumë. Si brenda dhe jashtë kështu është”– komentoi një ndjekës.
Në njëfarë mënyre Dea Mishel ka ironizuar komentet ose ka treguar se nuk i intereson aspak për fjalët që thonë për të.