Aktorja Monika Lubonja ka publikuar ditën e sotme një video në InstaStory ku shfaqet së bashku me kolegun e saj, Gent Hazizi në Dhomën e një hoteli.
Monika shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa Genti gjysmë i zhveshur, por duket se nuk ka asgjë për të shfrenuar fantazinë më shumë rreth tyre. Ata janë duke kryer xhirimet e një skene të filmit “Tryeza e Zezë”, ku marrin pjesë të dy në role protagonistësh. Gjatë bisedës mes tyre nuk mungojnë edhe ngacmimet rreth eksperiencave në “Big Brother Vip”.
Genti: Më kishte marrë malli për ty
Monika: Hiqi duart hiqi. Gent Hazizi dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu. Unë jam Monika.
Genti: Hë mo se e kemi skenë filmi tani.
Monika: Hë pra, unë jam Monika.
Genti: Ke qenë edhe ti te Big-u po hë
Monika: Kam qenë te Big-u, po Big-u jonë ishte 1-sh.