Legjenda e Hollivudit, Cher, është në telashe pasi ndaj saj është ngritur një padi pë rrëmbim.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Cher akuzohet se ka ‘rrëmbyer’ djalin e saj teksa ai tentonte të pajtohej me bashkëshorten e tij, Marieangela King.
Fituesja e Oscar, Emmy dhe Grammy ishte e shqetësuar për shëndetin e Elijah Blue Allman. Ky i fundit ishte me bashkëshorten në Nju Jork nëntorin e kaluar në një dhomë hoteli kur 4 burra hynë dhe e morën.
“Për momentin nuk jam në dijeni të mirëqenies apo vendndodhjes së bashkëshortit tim”, shkruante Marieangela King në deklaratën 4 dhjetorit 2022. “Jam shumë e shqetësuar për të.”
Ajo akuzoi Cher se kishte punësuar burrat për të rrëmbyer të birin.