Big Brother është një reality shou i cili e ka ndarë në dy pjesë publikun, mes atyre që e kanë shumë qejf dhe atyre që e kanë shumë inat.
Mirëpo, në rastin konkret, Kejvin Kthjella duket se ka qenë e pavendosur. Sepse një vit më parë e ka pasur shumë inat si spektakël, e ndërsa këtë vit u bë pjesë e saj, ndonëse u përjashtua.
Këtë e mësuam me anë të një story që ka publikuar një vit më parë ku shkruante: “Zot të lutem më rikthe mbrapsh këto dy orë të jetës sime që i humba duke parë Big Brother VIP”.
Ndërsa në një status tjetër ajo shkruante: “Po këto të Big Brother VIP janë aty për show apo për luftë?”
Ajo i ka rikthyer sërish këto duke kërkuar falje pa dyshim: “Kjo pjesa nuk di. Duhet të kërkoj edhe një herë falje.”