Britney Spears nuk i ka parë djemtë e saj adoleshentë prej më shumë se një vit pas grindjeve që kanë pasur në lidhje me sjelljen e saj në mediat sociale.
Një burim konfirmon për PageSix se hera e fundit që këngëtarja e “Toxic” pa djemtë Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden, 16 vjeç ishte në fillim të vitit 2022, para martesës së saj me Sam Asghari.
Sipas babait të djalit, Kevin Federline, prirja e Spears për të shfaqur trupin e saj ‘nudo’ në internet nuk i ndihmoi gjërat.
“Përpiqem t’u shpjegoj atyre fëmijëve që ndoshta kjo është vetëm një mënyrë tjetër që ajo përpiqet të shprehet, por nuk e largon nga fakti se çfarë u bën atyre”, tha babai i dy djemve adoleshentë
Menjëherë pas kësaj, Spears tha se ishte e trishtuar kur dëgjoi mënyrën se si Jayden foli për të në shtyp.