Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania. Ata bënë një dasmë tradicionale brenda në kuadër të lojës dhe pas kësaj gazetari e ngacmoi vazhdimisht artisten nga Kosova duke e quajtur ‘nuse’. Deklaratat e Bledit në lidhje me të duket se nuk i kishin pëlqyer Nitës, për të cilat edhe ka reaguar.
Gjatë një interviste të fundit, këngëtarja tha se në një formë është zhgënjyer nga Bledi pas fjalëve që dëgjoi nëpër intervista. E pas kësaj, një reagim u bë edhe nga Bledi, i cili theksoi në një postim se kur hyri ky e aktivizoi Nitën, duke shtuar se ishte lënë në harresë.
“Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer. Lutem për Nitën”, tha mes tjerash Mane.