Gazetari Bledi Mane ka ironizuar së fundmi Kiara Titon, gjatë një interviste televizive. I pyetur nëse doli nga shtëpia e famshme e Big Brother Vip Albania për shkak të Kiarës, Mane tha se ‘i erdhi keq’ që nuk e festoi ditëlindjen me banorët e BBVA.
E teksa gazetarja i tha se Kiara i ka borxh një festë ditëlindjeje, Mane e ironizoi moderatoren duke thënë se nuk njihte ndonjë vajzë me emrin Kiara ose ndoshta mund ta ketë pasur në fakultet, por nuk i kujtohej.
Pjesë nga intervista:
Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.
Gazetarja: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!
Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.
Gazetarja: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?
Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.
Gazetarja: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?
Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!